UNI-Unversum International College dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbledhin përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe institucioneve për të diskutuar ndikimin e inteligjencës artificiale në ardhmen e arsimit dhe ekonomisë.
Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si mësojmë, punojmë dhe zhvillojmë ekonominë. Ndërsa teknologjia po krijon profesione të reja dhe po transformon ato ekzistuese, një nga sfidat kryesore mbetet përgatitja e institucioneve arsimore dhe e fuqisë punëtore për kërkesat e një tregu që po ndryshon me shpejtësi.
Pikërisht këto sfida dhe mundësi do të jenë në fokus të konferencës “AI READY: Rethinking Education for the New Economy”, e organizuar nga Universum International College (UNI), në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, më 18 nëntor 2026, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week 2026).
Konferenca synon të hapë një diskutim të rëndësishëm mbi gatishmërinë e Kosovës për ekonominë e re, duke vënë në qendër një pyetje thelbësore: A po i përgatisim të rinjtë me aftësitë që kërkon tregu i punës i së ardhmes?
Në këtë konferencë do të bashkohen perspektiva ndërkombëtare e teknologjisë, përvoja e sektorit të biznesit dhe këndvështrimi institucional. Panelistë do të jenë:
- Uranik Begu – Drejtor për Rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (CEE), Plug and Play Tech Center;
- Arian Zeka – Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë;
- Besianë Musmurati – Nënkryetare e Kryeqytetit (Prishtinës).
Përmes ekspertizës dhe përvojës së tyre, panelistët do të sjellin këndvështrime mbi mundësitë që ofron inteligjenca artificiale, sfidat e përshtatjes me ndryshimet teknologjike dhe hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për të qenë pjesë aktive e ekonomisë së re.
“AI READY: Rethinking Education for the New Economy” synon të shkojë përtej diskutimit mbi teknologjinë, duke adresuar nevojën për një qasje të re ndaj arsimit, zhvillimit të aftësive dhe përgatitjes së gjeneratave të ardhshme për një treg pune ku inteligjenca artificiale do të ketë rol gjithnjë e më të madh.
DETAJET E KONFERENCËS
- Data: 18 nëntor 2026
- Ora: 11:00 – 12:30
- Lokacioni: Universum International College (UNI)
Email: aplikimet@universum-
Viber & WhatsApp: +383 44 144 062


Apliko tani: