KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Ndërroja lojën”: Anjeza shpërthen në lot pas debatit me Fatlumin (VIDEO)

“Ndërroja lojën”: Anjeza shpërthen në lot pas debatit me Fatlumin (VIDEO)

Anjeza ka shpërthyer në lot menjëherë pas debatit të ashpër me Fatlumin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, duke thënë se nuk mundet më ta përballojë situatën.

Pranë saj qëndruan Sharri dhe Edita, të cilët u përpoqën ta qetësonin dhe i kërkuan të mos reagonte kaq ashpër ndaj provokimeve.

Anjeza u shpreh se po i dhimbsej personi që ka jashtë, ndërsa Edita e këshilloi të ndryshonte strategji në lojë, duke i thënë se Fatlumi po përpiqej ta nxirrte nga vetja për shkak se ndodhet në nominim.

“Ndërroje lojën, Anjezë! Thuaja që nuk ke dikë jashtë. Nuk e kisha menduar që Fatlumi do të të sillte në këtë gjendje. Ai është në nominim dhe dëshiron të shpëtojë. Ndërroja lojën”, i tha Edita.

E gjithë situata nisi pasi Fatlumi i tha Anjezës se, po të ishte në vendin e partnerit të saj, do ta linte.

Kjo deklaratë shkaktoi reagimin e ashpër të Anjezës, e cila iu drejtua me fjalët:

“Je pis mashkull! Le të më lërë burri, ku po ju dhemb juve? Ku e ke problemin? Çfarë jeni ju? Le të më lërë! Je pis mashkull! Ti e kishe mbytur femrën. Një njeri si ti e tradhton gruan 20 herë në ditë. Je duke gënjyer dhe duke më lënduar. Je i pafytyrë! Nuk kam thënë që nuk jam më rehat single”.

Debati duket se e ka prekur emocionalisht Anjezën, e cila më pas nuk arriti t'i mbante lotët.

Për reagimin e Anjezës ndiqeni videon më posht:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.