Irlanda konsiderohet favorite përballë Kosovës në përballjen e sotme, sipas parashikimeve statistikore të modelit OPTA.
Sipas përllogaritjeve të publikuara, përfaqësuesja irlandeze ka 50.62 për qind gjasa për fitore, ndërsa mundësitë që ndeshja të përfundojë në barazim vlerësohen në 26.83 për qind.
Në anën tjetër, Kosovës i atribuohen 22.55 për qind gjasa për të triumfuar në këtë përballje.
Këto shifra tregojnë se Irlanda ka epërsi në parashikimin statistikor, por nuk e përjashtojnë mundësinë që Kosova të marrë rezultat pozitiv.
Dardanët synojnë të dëshmojnë edhe një herë se mund të përballen me sukses ndaj irlandezëve, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë.
Për Kosovën, kjo sfidë paraqet një tjetër mundësi për të konfirmuar ambiciet e saj, ndërsa Irlanda do të kërkojë ta shfrytëzojë faktorin vendas për të marrë tri pikët.
/GazetaBlic Sport/

