KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasadori britanik merr pjesë në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Ambasadori britanik merr pjesë në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinovci, së bashku me anëtarët e Komisionit, pritën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të Bajqinovcit, gjatë takimit u diskutua për prioritetet dhe angazhimet e Komisionit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, raporton IndeksOnline.

“Shpreha mirënjohjen time ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin tonë për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes”, ka shkruar deputeti në Facebook.

“Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë mbetet thelbësor për forcimin e sigurisë, ruajtjen e stabilitetit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.