KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Klestor Veseli kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës

Klestor Veseli kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Instagram, Veseli ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me vendimin, duke e cilësuar atë si instrumentalizim të drejtësisë dhe përdorim të saj për diskreditimin e një figure historike dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Një pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit. Një instrumentalizim dhe përdorim i drejtësisë si armë për diskreditimin e një figure historike dhe UÇK-së që ai përfaqëson”, ka shkruar Veseli, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka kërkuar gjithashtu reagim nga institucionet shtetërore, duke theksuar se ato duhet të ndërmarrin veprime lidhur me zhvillimet në Hagë.

“Është urgjente që shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë dhe kjo përdhosje që po i bëhet të vërtetës dhe të drejtës nga ajo gjykatë, të dënohet”, ka deklaruar Veseli.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.