KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Temperatura deri në 18 gradë, por kujdes të enjten – pritet erë e fuqishme

Temperatura deri në 18 gradë, por kujdes të enjten – pritet erë e fuqishme

Moti në Kosovë do të vazhdojë të jetë relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, por ditët në vijim pritet të sjellin ndryshime meteorologjike, me rënie të presionit atmosferik, reshje të lehta dhe erë të fortë, sidomos të enjten.

Sipas përditësimit të fundit të parashikimit meteorologjik, e mërkura, 18 nëntor, do të karakterizohet me mot të butë dhe temperatura që do të lëvizin nga 9 gradë Celsius në mëngjes deri në 16 gradë gjatë ditës. Vranësirat do të shtohen gradualisht, ndërsa nuk përjashtohen reshje shumë të lehta.

Ndryshimi më i madh i motit pritet të enjten, më 19 nëntor. Temperaturat do të jenë relativisht të larta për mesin e nëntorit, duke arritur deri në 15-18 gradë Celsius.

Megjithatë, elementi kryesor i kësaj dite do të jetë era e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi të vlerësuar prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa mund të ketë edhe rrebeshe më të fuqishme. Era pritet të jetë më e theksuar nga mesdita deri në mbrëmje. Gjatë ditës parashihen edhe reshje të lehta me ndërprerje.

Qytetarët këshillohen të kenë kujdes të shtuar, të sigurojnë objektet e lehta në ambientet e jashtme, tabelat reklamuese dhe skelat e ndërtimit. Kujdes i veçantë u rekomandohet edhe ngasësve të automjeteve, sidomos në rrugët e hapura.

Të premten, më 20 nëntor, pas kalimit të frontit atmosferik, moti pritet të jetë më i kthjellët dhe më i thatë. Temperaturat do të lëvizin nga 8-9 gradë në mëngjes deri në rreth 17 gradë Celsius gjatë ditës. Era do të fryjë fillimisht nga veriu dhe veriperëndimi, por gradualisht do të dobësohet.

Ftohja më e theksuar pritet pas fundjavës. Nga e shtuna, temperaturat maksimale parashihet të zbresin në 9-11 gradë Celsius, ndërsa moti do të mbetet kryesisht i thatë, me mundësi për reshje të lehta në fund të ditës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.