KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për podkastin “Nerv”, ka deklaruar se nuk bën ekuivalencë mes krimeve serbe në Kosovë dhe asaj çfarë mund të ketë ndodhur në një rast individual.

“Si presidente e Republikës, e them me krenari që unë asnjë moment nuk e pranoj nga askush në këtë botë që të krijojë ekuivalencë morale dhe barazi mes asaj se çfarë ka bërë Serbia dhe regjimi i Millosheviçit kundër njerëzve të pafajshëm në Kosovë, dhe çfarë mund të ketë ndodhur në një rast individual”.

Presidentja Osmani më tej riafirmoi qëndrimin e saj të njohur për luftën çlirimtare. “Besoj fuqishëm në luftën e drejtë që e ka bërë UÇK-ja dhe këtë do ta mbroj deri në fund”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se një nga arritjet më të mëdha gjatë mandatit të saj ka qenë rikonfirmimi i njohjeve të Kosovës nga shtetet për të cilat Serbia pretendonte se e kishin çnjohur vendin. Ajo tha se ky proces ka kërkuar angazhim të madh institucional dhe diplomatik nga Presidenca.

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.