KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Futja e Limit në BBVK, reagojnë nga Instagrami i Albës: Hyri për ta poshtëruar e për ta nxjerr gënjeshtare

Futja e Limit në BBVK, reagojnë nga Instagrami i Albës: Hyri për ta poshtëruar e për ta nxjerr gënjeshtare

Pas hyrjes së Lim Hotit në Big Brother VIP Kosova 4, nga llogaria zyrtare e Alba Pollozhanit ka ardhur një reagim i fortë dhe i drejtpërdrejtë.

Postimi është publikuar në InstaStory dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në reagim, theksohet se situata e krijuar nuk përbën debat, por presion dhe dhunë verbale, duke nënvizuar se Alba ka zgjedhur heshtjen, dinjitetin dhe vetëkontrollin përballë situatës.

Foto: Instagram

Sipas postimit, hyrja e Limit në shtëpi shihet si përpjekje për ta nënçmuar dhe për të shtrembëruar një histori personale.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Kur një burrë përdor fjalë banale dhe kërcënime të tipit ‘mos më bëj të dal në tjetër nivel’, kjo nuk është debat.

Është presion dhe dhunë verbale.Përballë tij ishte një grua që nuk foli asnjë fjalë.

Alba zgjodhi heshtjen, dinjitetin dhe vetëkontrollin.

Ai hyri vetëm për ta poshtëruar, për ta nxjerrë gënjeshtare dhe për të shtrembëruar një histori personale jashtë çdo forme respekti, thjesht sepse ajo pati guximin të bëjë një ndarje publike një muaj më parë.

Kjo sjellje nuk e ul Albën.

Përkundrazi, ekspozon qartë atë që përdor fjalë, presion dhe kërcënim kur humb kontrollin”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.