KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trumpi: Irani do të paguante çmim të paparë ndonjëherë nëse e sulmon Washingtonin

Trumpi: Irani do të paguante çmim të paparë ndonjëherë nëse e sulmon Washingtonin

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Irani do të paguante një çmim të madh nëse do të kryente një sulm ndaj Washingtonit.

“Nëse ndodh një gjë e tillë, ata do të paguajnë një çmim të tillë që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë më parë”, u tha Trump gazetarëve në Manila, ku mbërriti më herët të martën.

CNN raportoi dje se të dhënat e reja të inteligjencës amerikane tregojnë se Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës së Trumpit, duke shpërthyer një të ashtuquajtur bombë të pistë ose një armë kimike në Washington, DC, edhe pse zyrtarët vazhdojnë të debatojnë nëse Irani mundet ose do të tentojë ta zbatojë një plan të tillë, sipas shtatë zyrtarëve amerikanë.

Trump tha se shpreson që Irani të mos planifikojë të kryejë ndonjë sulm, por se po e merr këtë çështje shumë seriozisht.

“Ne e marrim këtë shumë seriozisht, sepse ata janë të çmendur”, tha ai. “Kjo është arsyeja pse ata nuk mund të kenë armë bërthamore, meqë ra fjala”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.