KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë

Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Bazuar në njoftimin e Inspektoratit, për shkak të mungesës së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve, janë nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në të dy objektet, deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës, raporton IndeksOnline.

“Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.