KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

AL TRADE vazhdon traditën e dhurimit vullnetar të gjakut- aktiviteti organizohet në Drenas dhe Fushë Kosovë

AL TRADE vazhdon traditën e dhurimit vullnetar të gjakut- aktiviteti organizohet në Drenas dhe Fushë Kosovë

AL TRADE vazhdon traditën e përvitshme të dhurimit vullnetar të gjakut, duke organizuar edhe këtë vit një aktivitet humanitar në mbështetje të personave që kanë nevojë për gjak.

Nën moton “Bëhu hero, dhuro gjak!”, kompania fton qytetarët dhe punonjësit e saj që t’i bashkohen kësaj nisme, e cila synon të promovojë solidaritetin dhe rëndësinë e dhurimit të gjakut për shpëtimin e jetëve.

Aktiviteti do të zhvillohet në dy lokacione, më 18 dhe 19 nëntor 2026, sipas këtij orari:

18 nëntor (e mërkurë) – AL TRADE Market, Drenas, Rruga e Jasharajve.

19 nëntor (e enjte) – AL TRADE Market, Fushë Kosovë, Rruga Nënë Tereza, magjistralja Fushë Kosovë – Prishtinë.

Në kuadër të kësaj nisme, përfaqësues të AL TRADE kanë takuar edhe nënkryetarin e Komunës së Drenasit, i cili ndodhej në ambientet e Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak vullnetarisht. Ai ka shprehur mbështetjen për aktivitetin dhe rëndësinë e vazhdimit të iniciativave të tilla humanitare.

Përmes këtij organizimi, AL TRADE vazhdon angazhimin e saj në aktivitete me karakter humanitar, duke inkurajuar pjesëmarrjen e qytetarëve në një veprim që mund të bëjë dallimin për jetën e dikujt.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë mund t’i bashkohen aktivitetit në njërin nga dy lokacionet e përcaktuara.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.