Ylli i Kosovës, Fisnik Asllani ka përcjellur mesazh motivues në prag të përballjes së sotme me Irlandën.
Asllani përmes rrjeteve sociale, ka shprehur përkushtimin dhe besimin në suksesin e Dardanëve, në këtë përballje të rëndësishme.
Kosova sonte përballet nga ora 20:45 me Irlandën në stadiumin "Aviva" në Dublin, në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve.
"Forca Kosovë!", Asllani e mbyll mesazhin duke synuar për fitore.
Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

