Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me inicialet B.H., është shpallur i pafajshëm nga gjykata Crown Court në Norwich të Mbretërisë së Bashkuar.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka njoftuar se vendimi është marrë më 16 nëntor 2026, transmeton Zeri.info.
Sipas njoftimit, gjatë seancës gjyqësore Prokuroria ka konfirmuar se nuk do të paraqiste prova kundër pjesëtarit të FSK-së, ndërsa gjykata ka urdhëruar regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit.
Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar.
Ministria e Mbrojtjes ka ritheksuar përkushtimin ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë. /Zëri

