KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ASHAK-u zgjedh kryetarin e ri

ASHAK-u zgjedh kryetarin e ri

Akademik Fejzullah Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

Zgjedhja e tij është bërë sot, më 17 nëntor 2026, gjatë mbledhjes së Kuvendit të Akademisë, të thirrur për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

“Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 17 nëntor 2026, mbajti mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë. Kryetar i Akademisë u zgjodh akademik Fejzullah Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e ASHAK-ut nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me procesin e votimit dhe numrin e votave që ka marrë Krasniqi.

Paraardhës i Krasniqit ka qenë Justina Shiroka-Pula, e cila më 6 tetor u zgjodh presidente e Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.