Kombëtarja shqiptare U-21 do të përballet sonte me Spanjën, në miqësoren e luksit e cila do të luhet prej orës 19:00 në stadiumin “Air Albania”.
Ky test vjen në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian të vitit 2027 për moshat U-21, ku Shqipëria është organizatore dhe kuqezinjtë do të kërkojnë të japin maksimumin në fushën e lojës.
Edhe pse dihet që niveli i “Furisë së Kuqe” është i kuptueshëm, djemtë e drejtuar nga Alban Bushi do të prezantohen me dinjitet dhe motivin e duhur për të dhuruar një performancë pozitive.
Kujtojmë që hyrja në stadiumin “Air Albania” për të gjithë tifozët do të jetë falas. Ndaj dhe prania e tyre pritet të jetë akoma edhe më e madhe për të mbështetur Shpresat në këtë sfidë prestigji.

