Problemi me mbeturinat në kryeqytet po vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët. Pamje aspak të këndshme vijnë edhe nga rruga “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, ku sasi të mëdha mbeturinash janë grumbulluar pranë kontejnerëve, duke krijuar një pasqyrë të shëmtuar në këtë pjesë të qytetit.
Në fotografitë e realizuara nga lajmi.net, shihet se mbeturinat kanë dalë jashtë kontejnerëve dhe janë shpërndarë në hapësirën përreth tyre, duke dëmtuar pastërtinë dhe pamjen e kësaj rruge.
Kjo situatë vjen në një kohë kur Prishtina po përballet me probleme të vazhdueshme në menaxhimin dhe grumbullimin e mbeturinave, ndërsa ankesat e qytetarëve janë shtuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Pamje të shëmtuara nga kryeqyteti:

Burimi: lajmi.net ↗
