KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky publikon pamje dhe detaje – Ukraina godet dhe shemb një pjesë të ‘urës së çmuar të Putinit’ që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar

Zelensky publikon pamje dhe detaje – Ukraina godet dhe shemb një pjesë të ‘urës së çmuar të Putinit’ që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar

Ura e Kerçit, që lidh gadishullin e Krimesë me territorin e Rusisë, është dëmtuar rëndë nga sulmet ukrainase me dronë dhe raketa, ndërsa një pjesë e strukturës rrugore është shembur në ujë.

Zyrtari ukrainas Mykola Lukashuk, kreu i Këshillit Rajonal të Dnipropetrovskut, tha se harku rrugor i urës ka përfunduar në ujë pas sulmit të dytë brenda 24 orëve.

Ndërkohë, Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi se ura ka pësuar dëmtime strukturore dhe njoftoi hapjen e një hetimi për sulm terrorist.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se ushtria ukrainase qëndron pas sulmit, të cilin e cilësoi si një operacion të paprecedentë, të përgatitur gjatë disa javëve.

Sipas tij, fillimisht u shkatërruan gradualisht sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, radarët dhe pajisjet elektronike.

Më pas, dronët goditën pjesën rrugore të urës, ndërsa raketat dhe dronët u përdorën kundër pjesës hekurudhore.

Zelensky tha se sulmi synonte një nga pikat kryesore të kalimit ushtarak të Rusisë drejt Krimesë, duke shtuar se Ukraina po i kujton Moskës se lufta do të kthehet gjithmonë aty ku filloi.

Ura e Kerçit u ndërtua nga Rusia pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Ajo është goditur edhe në tri sulme të mëparshme ukrainase, i fundit prej të cilëve ishte në qershor të vitit 2025.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se ura do të rindërtohet dhe se do të jetë edhe më e mirë se më parë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.