Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin që u dënua me 17 muaj burgim.
Sipas Musliu-Shoshit nuk duhet të lejojmë që pafuqia jonë të kthehet në heshtje dhe heshtja në dorëzim.
Është e dhimbshme, është zhgënjyese dhe mbi të gjitha është e rëndë të shohësh se si Hashim Thaçit po i shtohen muajt e dënimit, ka shtuar tutje deputetja e PDK-së.
Postimi i plotë:
Është e dhimbshme, është zhgënjyese dhe mbi të gjitha është e rëndë të shohësh se si Hashim Thaçit po i shtohen muajt e dënimit, ndërsa ne, nga këtu, po mbetemi vetëm duke numëruar padrejtësitë dhe duke shprehur indinjatën tonë.
Por një gjë nuk duhet ta lejojmë kurrë: që pafuqia jonë të kthehet në heshtje dhe heshtja në dorëzim.
Hashim Thaçi nuk është vetëm. As sot. As nesër. Asnjëherë!/Indeksonline/

