KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së nga Buroja: Gjykatë me rrena e dallavere, s’e kam pritur dënimin

Ish-ushtari i UÇK-së nga Buroja: Gjykatë me rrena e dallavere, s’e kam pritur dënimin

Gjykata Speciale ka shpallur sot aktgjykimin në gjyqin e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, për pengim të drejtësisë.

Nga fshati i Thaçit, në Burojë të Skenderajt, ka raportuar gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami.

Ajo intervistoi një banor prej atje, i cili ka qenë edhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Naim Shabani nuk priti hiç dënim edhe në rastin e dytë, duke e shprehur bindjen për pafajësi, raporton Klankosova.tv

"Këtë vendim nuk e kam pritur prej Gjykatës së Hagës, dënim pas dënimi, i jep Presidentit, dhe gjithë ushtarëve. Ata që janë në Hagë janë të pafajshëm. Gjykatë me rrena e dallavere" – tha Shabani.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.