KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrezik për shëndetin, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve të mos konsumojnë serinë e identifikuar të qumështit VITA

Rrezik për shëndetin, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve të mos konsumojnë serinë e identifikuar të qumështit VITA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë një seri të caktuar të qumështit VITA, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e një substance toksike mbi nivelin maksimal të lejuar.

IKSHPK ka rikujtuar rekomandimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), sipas të cilave seria e identifikuar e qumështit VITA UHT me 3.2 për qind yndyrë është tërhequr nga tregu, raporton lajmi.net.

Sipas njoftimit, analizat laboratorike të kryera në Austri kanë konfirmuar praninë e aflatoksinës M1 në përqendrim prej 0.065 µg/kg, ndërsa niveli maksimal i lejuar është 0.050 µg/kg.

Komunikatë e plotë:

Qytetarët të ndjekin rekomandimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për moskonsumimin e serisë së identifikuar të qumështit VITA
Prishtinë, 17 nëntor 2026
Bazuar në njoftimin dhe rekomandimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ua rikujtojmë qytetarëve se seria e identifikuar e qumështit VITA UHT 3.2% yndyrë është tërhequr nga tregu, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e aflatoksinës M1 mbi nivelin maksimal të lejuar.
Produkti për të cilin vlen paralajmërimi i AUV-it:
• Produkti: VITA – Qumësht UHT 3.2% yndyrë
• Prodhuesi: ABRAZEN SH.P.K. (Qumështorja VITA)
• Paketimi: 1 litër
• Data e prodhimit: 18.07.2026
• Afati i përdorimit: 18.01.2027
Sipas rezultateve të publikuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, analizat laboratorike të kryera në Austri kanë konstatuar përqendrim të aflatoksinës M1 prej 0.065 µg/kg, ndërsa niveli maksimal i lejuar është 0.050 µg/kg.
Aflatoksina M1 është substancë toksike dhe ekspozimi i vazhdueshëm e afatgjatë ndaj saj mund të paraqesë rrezik për shëndetin, veçanërisht për shkak të efekteve të mundshme në mëlçi.
IKSHPK mbetet e përkushtuar në komunikimin me qytetarët dhe mbrojtjen e shëndetit publik./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.