KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Suker zbulon të ardhmen e Modricit: Real Madridi duhet t’i ofrojë një rol në drejtimin e klubit

Suker zbulon të ardhmen e Modricit: Real Madridi duhet t’i ofrojë një rol në drejtimin e klubit

Legjenda e futbollit kroat, Davor Suker, ka folur për të ardhmen e Luka Modricit, duke lënë të kuptohet se mesfushori mund të vazhdojë të jetë i lidhur me Real Madridin edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Në një deklaratë për median spanjolle “Marca”, Suker u shpreh se presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, llogarit ende në Modricin dhe se Real Madridi duhet t’i ofrojë atij një rol të rëndësishëm në strukturat drejtuese të klubit, shkruan Indeksonline

“Florentino Perez llogarit në të. Real Madridi duhet t’i ofrojë diçka. Jam i bindur se ai mund të ketë një rol të rëndësishëm në drejtimin e klubit”, deklaroi Suker.

🚨 Davor Šuker: "Luka Modrić's future? Florentino Pérez is counting on him.

Real Madrid should offer him something. I'm sure he could have a great role in the club's management.

I think I know what his future role will be, but I don't want to reveal anything." @marca pic.twitter.com/mVGUBaNYNv

— Madrid Zone (@theMadridZone) November 17, 2026

Ish-sulmuesi kroat shtoi se ka një ide se cili mund të jetë roli i ardhshëm i Modrićit, por preferoi të mos zbulonte më shumë detaje.

“Mendoj se e di se cili do të jetë roli i tij në të ardhmen, por nuk dua të zbuloj asgjë”, përfundoi ai./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.