Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.
Pas shpalljes së vendimit, Thaçi është ngritur në këmbë dhe ka tentuar të marrë fjalën për të thënë diçka, mirëpo gjykatësi nuk ia ka dhënë mundësinë të flasë.
Se çfarë kishte ndërmend të thoshte ish-presidenti, mbetet e paqartë./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

