Dhjetëra njerëz u lënduan kur dy trena pasagjerësh u përplasën pranë stacionit kryesor hekurudhor të Pragës të martën në mëngjes, njoftuan shërbimet e emergjencës.
Shumica pësuan lëndime të lehta, por disa të tjerë u lënduan më rëndë, tha një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit, sipas agjencisë së lajmeve CTK. Të lënduarit u dërguan në spital.
Përplasja ndodhi mbi një urë që kalon përmes rrugës së frekuentuar "Seifert", pranë stacionit, bëri të ditur shërbimi zjarrfikës, transmeton Klankosova.tv. Në vendngjarje u dërguan forca policore, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore.
Burimi: klankosova.tv ↗

