KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Shenjat, rreziqet dhe mënyrat e parandalimit të diabetit në podcastin “Shëndeti në rend të parë” me endokrinologen Ariana Shaqiri

Shenjat, rreziqet dhe mënyrat e parandalimit të diabetit në podcastin “Shëndeti në rend të parë” me endokrinologen Ariana Shaqiri

Diabeti nuk është vetëm një çështje e nivelit të sheqerit në gjak, por një sëmundje kronike që mund të ndikojë në zemër, veshka, sy dhe sistemin nervor.

Rëndësia e diagnostikimit të hershëm, ushqyerja e shëndetshme dhe trajtimet bashkëkohore ishin ndër temat kryesore të episodit të 96-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”, ku e ftuar është endokrinologia, Ariana Shaqiri.

– YouTube www.youtube.com

Gjatë bisedës, Shaqiri shpjegoi se diabeti mund të zhvillohet gradualisht dhe, në disa raste, personat e prekur mund të jetojnë për një kohë të gjatë pa e ditur se kanë probleme me nivelin e glukozës në gjak.

Ajo theksoi se trashëgimia familjare është një faktor i rëndësishëm rreziku, por kjo nuk do të thotë se personat që kanë familjarë me diabet do ta zhvillojnë patjetër sëmundjen.

Sipas saj, sidomos te diabeti i tipit 2, mënyra e jetesës mund të ndikojë ndjeshëm në uljen e rrezikut ose shtyrjen e shfaqjes së sëmundjes.

Aktiviteti fizik, ushqyerja e ekuilibruar dhe ruajtja e një peshe të shëndetshme janë ndër masat që ajo rekomandon.

Një nga shqetësimet e ngritura gjatë intervistës ishte shfaqja e diabetit të tipit 2 edhe te fëmijët dhe adoleshentët.

Shaqiri e lidhi këtë fenomen me ndryshimet në mënyrën e jetesës, duke përmendur qëndrimin e gjatë para ekraneve, mungesën e aktivitetit fizik dhe konsumin e shpeshtë të ushqimeve të përpunuara.

Ajo shpjegoi se mbipesha, veçanërisht grumbullimi i yndyrës në zonën e barkut, mund të shoqërohet me ndryshime metabolike që rrisin rrezikun për diabet.

Endokrinologia paralajmëroi se diabeti i tipit 2, kur shfaqet në moshë të re, mund të ketë një ecuri më agresive dhe të shoqërohet me komplikime më të hershme.

Gjatë podcastit u diskutua edhe për prediabetin, një gjendje në të cilën niveli i glukozës në gjak është më i lartë se normalja, por ende nuk i përmbush kriteret për diabet.

Shaqiri e përshkroi këtë si një periudhë shumë të rëndësishme për ndërhyrje.

Sipas saj, ndryshimet në mënyrën e jetesës, përfshirë humbjen e peshës dhe aktivitetin e rregullt fizik, mund të ndihmojnë që vlerat e glukozës të rikthehen në intervalin normal.

Ajo përmendi ecjen e shpejtë, notin dhe çiklizmin si aktivitete që mund të ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit dhe ndjeshmërisë ndaj insulinës.

Endokrinologia shpjegoi edhe simptomat që mund të shfaqen te personat me diabet.

Ndër to përmendi etjen e vazhdueshme, urinimin e shpeshtë, lodhjen, urinë e shtuar dhe turbullimin e shikimit.

Megjithatë, ajo theksoi se mungesa e këtyre simptomave nuk e përjashton praninë e sëmundjes.

Për këtë arsye, personat me predispozitë familjare, mbipeshë ose faktorë të tjerë rreziku duhet të konsultohen me mjekun për kontrollet e nevojshme.

Një tjetër temë ishte frika që disa pacientë kanë kur mjeku u rekomandon trajtimin me insulinë.

Shaqiri shpjegoi se disa persona e interpretojnë fillimin e insulinës si shenjë se sëmundja ka arritur në një fazë shumë të rëndë.

Megjithatë, sipas saj, insulina mund të jetë e nevojshme për stabilizimin e glukozës dhe nuk nënkupton domosdoshmërisht se pacienti është në një gjendje terminale. /Telegrafi/

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.