KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjykatësi Gosnell: Hashim Thaçi akuzohet se organizoi tri grupe për të ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve

Gjykatësi Gosnell: Hashim Thaçi akuzohet se organizoi tri grupe për të ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve

Ka filluar seanca gjyqësorë për shpalljen e verdiktit në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, për pengim të dyshuar të drejtësisë

Përveç Thaçit, në këtë rast akuzohen edhe ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu.

Gjykatësi Christopher Gosnell ka nisur leximin e përmbledhjes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij në rastin për pengim të drejtësisë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai deklaroi se, sipas aktakuzës, Hashim Thaçi organizoi tri grupe, ku përfshiheshin Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj, gjatë vizitave të tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Ai tha se gjykata ka pranuar 241 prova materiale të paraqitura nga Prokuroria.

Në mesin e provave janë edhe audioincizimet e bisedave mes Thaçit dhe të bashkakuzuarve gjatë vizitave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Sipas gjykatësit, regjistrimi i këtyre bisedave ishte autorizuar nga gjykata.

“Thaçi akuzohet se ishte drejtues ose organizator i secilit grup, me qëllim ndërhyrjen në dëshmitë e dëshmitarëve.Sipas aktakuzës, ai u zbuloi vizitorëve informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët.Akuzohen për tentativë për pengim me anë të veprimit të përbashkët të një grupi të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Pretendohet se pengimi u tentua të kryhet në mosbindje në urdhrat e gjyqtarëve në çështjen 6 që i ndalonin të akuzuarit në atë çështje gjyqësore që të kontaktonin dëshmitarët e prokurorisë. Më konkretisht pretendohet se Thaçi organizoi tri grupe me z.Fazliun. Smakaj dhe Kilaj gjatë vizitave të ndryshme të tyre tek ai në objektin e paraburgimit në Hagë, në korrik, shtator , tetor 2023. Secili grup duhet t’i përcillte udhëzimin një dëshmitari të prokurorisë për të përgatitur këta dëshmitarë për të vlerësuar dëshminë e tyre”,deklaroi gjykatësi, shkruan lajmi.net.

Ai tha se duke qenë se personat që ishin shënjestër e pengimit përfshirë gjykatës e prokurorë, paraqitet forma e rëndë e veprës penale dhe Thaçi akuzohet si drejtues apo organizatorë i secilit grup.

“Thaçi pretendohet gjithashtu se u zbuloi vizitorëve të tij informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarët duke shkelur fshehtësinë e procedurës. Disa nga informacionet që u nxorën kishin të bënin me dëshmitarin e mbrojtur, dëshmitarin 4 që Thaçi akuzohet sipas nenit 392-2. Për nxjerrjen e informacioneve dhe tendenca e komunikimit tërthorazi Thaçi akuzohet edhe për mosbindje ndaj Gjykatës.”./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.