KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

22 lëndime dhe 1000 ditë vuajtje, Real Madrid humb armën e tij mbrojtëse

22 lëndime dhe 1000 ditë vuajtje, Real Madrid humb armën e tij mbrojtëse

Ferland Mendy po kalon një periudhë të jashtëzakonshme vuajtjesh te Real Madrid.

Mbrojtësi francez ka kaluar plot 1000 ditë jashtë fushave për shkak të lëndimeve, duke regjistruar gjithsej 22 dëmtime që nga transferimi në klubin madrilen në vitin 2019.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Marca”, problemet fizike janë përkeqësuar me kalimin e viteve.

Në sezonin 2024/25 ai mungoi për 250 ditë, ndërsa nga sezoni 2025/26 deri në këtë edicion ka qenë jashtë për 286 ditë.

Aktualisht, edhe pse është rikthyer në stërvitje me grupin, ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare këtë sezon.

Mendy ka qenë një futbollist shumë i rëndësishëm për repartin defensiv të Real Madridit.

Carlo Ancelotti e vlerësonte jashtëzakonisht shumë dhe madje e kishte quajtur “Profesori”, për shkak të cilësive të tij mbrojtëse.

Madridi ia kishte vazhduar kontratën deri në vitin 2028, pavarësisht interesimit për Alphonso Davies.

Megjithatë, lëndimet e vazhdueshme e kanë penguar francezin të fitojë stabilitet.

Tani sfida e tij më e madhe është të rikthejë besimin fizik dhe të arrijë të zhvillojë disa ndeshje radhazi pa probleme. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.