Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prizren.
Rasti ka ndodhur më 14 nëntor, në ora 16:00.
“Prizren 14.11.2026, 16:00. Është raportuar se xhami i shtëpisë së viktimës mashkull kosovar ishte goditur nga dy predha”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy predhat kalibër i panjohur.
Rasti po hetohet.
Burimi: lajmi.net ↗

