KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia turke bastis televizionin pro-opozitar Sözcü TV dhe kryen arrestime

Policia turke bastis televizionin pro-opozitar Sözcü TV dhe kryen arrestime

Policia turke ka bastisur selinë e televizionit pro-opozitar “Sözcü TV” dhe grupit të tij mediatik në Stamboll herët të martën, duke kryer arrestime dhe duke vendosur një administrator të emëruar nga qeveria, njoftoi grupi në platformën X.

Ky ishte veprimi i radhës kundër mediave pro-opozitare, që vjen një muaj pasi policia bastisi kanalin informativ më të ndjekur në Turqi, “Halk TV”, ku ndërpreu transmetimet dhe vendosi një administrator, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

“Policia po kontrollon ndërtesën e ‘Sözcü’ në bazë të një urdhri gjyqësor. Policia e ka rrethuar ndërtesën”, thuhej në një postim në llogarinë zyrtare të medias në X, pak para orës 05:00 të mëngjesit, sipas orës lokale (03:00 CET).

“Është emëruar një administrator në ‘Sözcü’! Policia po kontrollon ndërtesën… Ka pasur ndalime”, thuhej në njoftim, ndërsa një nga gazetarët e medias bëri të ditur se stafit nuk po i lejohej hyrja brenda.

“Jashtë ‘Sözcü TV’, ora 06:00. Nuk na lejohet të hyjmë në redaksi”, shkroi Sezin Ceren Övüç në X.

Mes të ndaluarve ishin Funda Tuncer Sıdalı, kryetare e bordit, dhe ish-drejtori i përgjithshëm i “Sözcü TV”, Asım Akgül, sipas raportimeve të mediave turke.

Sipas faqes së saj të lajmeve, policia bastisi si “Sözcü TV”, ashtu edhe zyrat e operacioneve online të grupit, duke emëruar nga një administrator për secilën prej tyre.

“Në orët e hershme të mëngjesit, policia kreu një bastisje në ‘SÖZCÜ TV’ dhe ‘Sözcü.com.tr’. Ekipet kundër terrorizmit nisën një kontroll në ndërtesën e ‘SÖZCÜ TV’. Ndërsa disa drejtues u ndaluan, në ‘SÖZCÜ TV’ dhe ‘Sözcü.com.tr’ u emëruan administratorë”, thuhej në faqen e internetit.

“Nuk u emëruan administratorë për gazetën ‘SÖZCÜ’, ‘Tavır’ apo ‘Korkusuz'”, thuhej më tej, duke iu referuar dy gazetave të tjera në pronësi të grupit.

Ersan Barkın, avokat i Grupit Mediatik “Sözcü”, deklaroi se bastisjet bazohen në një çështje që më herët ishte rrëzuar nga Gjykata e Lartë, pasi nuk ishin gjetur prova se ishte kryer ndonjë krim.

“Jemi përballë një vendimi për vendosjen e një administruesi, që buron nga një hetim i lidhur me një çështje për të cilën Gjykata e Lartë – autoriteti më i lartë gjyqësor në Turqi – nuk gjeti as qëllim të mbrapshtë dhe as ndonjë krim”, tha ai për KRT TV, duke iu referuar një çështjeje që daton që nga viti 2016.

“Ky vendim për vendosjen e një administruesi rrjedh nga një dosje në të cilën nuk u vërtetua asnjë vepër penale”, shpjegoi ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.