Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar shtatë raste të dhunës në familje.
Sipas raportit policor, rastet e raportuara janë nga Prishina(3 raste), Lipjani, Vitia, Kaqaniku dhe Gjakova.
Prishtinë / 16.11.2026 – 15:20. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë / 16.11.2026 – 15:30. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 16.11.2026, 21:30.Është raportuar se pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Lipjan 16.11.2026, 21:30.Janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Viti / 16.11.2026 – 11:00.Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar tretman mjekësore në QKMF pasi dyshohet se i njëjti kishte pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, nga i njëjti është konfiskuar mjeti i cili dyshohet se ishte përdorur në rast, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Kaqanik / 16.11.2026 – 14:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë / 16.11.2026 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

