Ish-Presidenti Hashim Thaçi pret sot një aktgjykim tjetër në Hagë, këtë herë për akuza që mbrojtja i kundërshton si të paprovuara dhe juridikisht të gabuara.
Gjykatësi Christopher Gosnell e ka caktuar shpalljen e vendimit për sot, në orën 10:00, duke urdhëruar paraqitjen e të pesë të akuzuarve.
Krahas ish-presidentit, vendimin do ta dëgjojnë ish-drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.
Indeksonline ju sjell pamje ku shihet djali dhe vëllai i Isni Kilajt arrijnë të Gjykata, pas pak vendimi.
Burimi: indeksonline.net ↗

