KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen katër kosovarë në Bërnjak, dyshohet se hynë ilegalisht nga Serbia

Ndalohen katër kosovarë në Bërnjak, dyshohet se hynë ilegalisht nga Serbia

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në pikën kufitare në Bërnjak, në të cilën ndodheshin pesë persona.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, katër prej tyre, dy femra dhe dy meshkuj, shtetas të Kosovës, dyshohen se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Kalim ilegal i kufirit/ Bërnjak / 16.11.2026 – 23:21.  Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa Serbe në të cilën ndodheshin pesë persona, prej tyre katër të dyshuar (dy femra dy meshkuj) shtetas të Kosovës. Të dyshuarit dyshohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Pas intervistimit  me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.