Artan Behrami ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale, duke kritikuar vendimet e saj dhe duke pretenduar se ato kanë për qëllim përmbysjen e fitores dhe ngjarjeve historike të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Në reagimin e tij, Behrami ka theksuar se, pavarësisht vendimeve të gjykatës, emri i ish-presidentit Hashim Thaçi nuk mund të fshihet nga historia e Kosovës.
Postimi i plotë:
Te gjitha vendimet e Gjykatës Speciale kanë pasur për qëllim përmbysjen e kësaj fitoreje dhe të të gjitha ngjarjeve historike që pasuan.
Por kot e kanë!
Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës!
Burimi: gazetablic.com ↗

