KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se kanosi një grua përmes rrjeteve sociale, në shtëpi iu gjetën armë e fishekë

Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se kanosi një grua përmes rrjeteve sociale, në shtëpi iu gjetën armë e fishekë

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka kanosur një grua përmes rrjeteve sociale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 02:30. Pas arrestimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e tij.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 13 fishekë.

“ Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur viktimën femër kosovare përmes rrjeteve sociale. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të njëjtit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë dhe 13 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet n[ raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.