Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Holandës, në ndeshjen e UEFA Nations League.
Brajan Gruda ishte lojtari më i mirë në këtë ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke bërë dy asiste, shkruan Indeksonline
Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka folur pikërisht për lojtarin shqiptar pas ndeshjes.
Ai tha se Gruda është thjesht i jashtëzakonshëm, së bashku me Scherhantin.
Klopp approved
Liverpool sign Gruda, he's a left footer that can play RW and CM.
Damn where Brighton take dey get their scouts from 😭 pic.twitter.com/EZX8DpUayk— OzkeD2nd🇬🇧 (@OCollins11824) November 17, 2026
“Derry Scherhant dhe Brajan Gruda janë lojtarë të jashtëzakonshëm. Zoti im, sa mirë dinë të luajnë futboll këta të dy! Por, mbi të gjitha, puna që bëjnë dhe gjithçka që u desh të jepnin sot ishte vërtet e jashtëzakonshme.
“Pikërisht kjo e bën një ekip të vërtetë. Ka shumë lojtarë që dinë të luajnë futboll, por gjithçka varet nga përkushtimi, angazhimi dhe pasioni që jep në fushë. Në fund të fundit, këto janë gjërat që kanë më shumë rëndësi”, u shpreh Klopp
Kujtojmë që Gruda tashmë nuk ka të drejt të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë. Ai do të jetë ylli i së ardhmes te Gjermania./Indeksonline/

