KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Katër komisione parlamentare mblidhen sot

Katër komisione parlamentare mblidhen sot

Katër komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Aktivitetet nisin në orën 11:00, kur Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbajë takim me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, njofton Klankosova.tv.

Në orën 12:00, Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të diskutojë për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe arsimin e lartë privat në Kosovë. Në këtë takim janë ftuar bartësit e institucioneve private të arsimit të lartë.

Ndërkaq, në orën 13:00, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të zhvillojë takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Agjenda e komisioneve vazhdon në orën 15:30, kur Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Raportin Vjetor të Punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2025, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për përmbylljen e tri konkurseve për tri pozita në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), si dhe organizimin e një tryeze për përafrimin e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit me direktivat e Bashkimit Evropian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.