KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

90 minuta larg objektivit, Kosova luan sonte për pozitën e dytë të grupit ndaj Irlandës

90 minuta larg objektivit, Kosova luan sonte për pozitën e dytë të grupit ndaj Irlandës

Kombëtarja e Kosovës zhvillon sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, pasi përballet me Republikën e Irlandës me fillim nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së fundit të Grupit B3.

Dardanët udhëtojnë drejt Dublinit me një objektiv të qartë: ta ruajnë pozitën e dytë në grup dhe ta sigurojnë pjesëmarrjen në plejofin për inkuadrim në Ligën A.

Skuadrës së përzgjedhësit Franco Foda i mjafton edhe një barazim për ta arritur këtë objektiv, pasi aktualisht ka gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda, që renditet në pozitën e tretë. Në rast të ndarjes së pikëve, Kosova do të mbetej para irlandezëve dhe do ta siguronte vendin e dytë, pavarësisht rezultateve të tjera.

Përballë do të jetë një kundërshtar që nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë. Irlanda ka pesë pikë dhe vetëm fitorja i kryen punë për ta kaluar Kosovën në renditje dhe për ta rrëmbyer pozitën e dytë.

Kosova ka arsye të besojë në një tjetër rezultat pozitiv, pasi në përballjen e parë, të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në shtator, kishte triumfuar me rezultat 1-0. Hero i asaj mbrëmjeje ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 83-të, duke u dhënë Dardanëve tri pikë të rëndësishme.

Megjithatë, sfida e kthimit vjen në rrethana të tjera. Kosova vjen pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, në një ndeshje ku përkundër rasteve të krijuara nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Për më tepër, ndaj irlandezëve do të mungojnë Edon Zhegrova, për shkak të lëndimit, dhe Veldin Hoxha, i cili është i suspenduar pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit.

Në anën tjetër, Irlanda vjen pas humbjes 1-0 nga Austria, rezultat që ia pamundësoi garën për vendin e parë dhe promovimin direkt në Ligën A. Tashmë, përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson dhe futbollistët e tij e kanë të qartë se vetëm fitorja ndaj Kosovës mund t’ua sigurojë pozitën e dytë.

Për Dardanët, kjo është një mundësi e madhe për ta vazhduar rrugëtimin pozitiv të viteve të fundit dhe për ta konfirmuar edhe një herë rritjen e kombëtares në arenën ndërkombëtare./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.