KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Më 19 nëntor në Prishtinë mbahet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve

Më 19 nëntor në Prishtinë mbahet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve

Më 19 nëntor 2026, në Prishtinë do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve, e organizuar nga Fondacioni AgroDev Kosovo dhe Agro Portal.

Konferenca, e cila do të zhvillohet nën temën “Nga Mbrojtja e Bimëve deri te Siguria e Ushqimit: Sfidat dhe Perspektivat”, synon të trajtojë zhvillimet, sfidat dhe perspektivat në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe sigurisë ushqimore në Kosovë, rajon dhe Bashkimin Evropian.

Ngjarja do të shërbejë si platformë për dialog profesional, shkëmbim përvojash dhe prezantim të praktikave më të mira, duke bashkuar ekspertë, përfaqësues të institucioneve, studiues dhe profesionistë të sektorit agroushqimor.

Konferenca do të realizohet me mbështetjen e KEP Trust dhe Finance in Motion – EFSE Kosovë, të cilët kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe forcimin e sistemeve bujqësore e agroushqimore.

Më shumë informacione rreth konferencës mund të gjeni në Agro Portal. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.