Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 178 mijë e 221 eurosh për riparimin e izolimeve termike në TCB.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, punët i janë besuar kompanisë “ETM Group” SH.P.K., me seli në Fushë Kosovë.
Vlera e parashikuar e këtij aktiviteti të prokurimit ishte 200 mijë euro, ndërsa kontrata është nënshkruar më 13 nëntor 2026, raporton IndeksOnline.
Në këtë tender, KEK-u kishte pranuar gjithsej tre oferta, por vetëm njëra prej tyre ishte vlerësuar si e përgjegjshme.
Kontrata është e llojit kornizë dhe ka kohëzgjatje prej 12 muajsh.
Aktiviteti i prokurimit ishte zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët. /IndeksOnline/

