KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shtatë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve janë mësuar – po luftohet për biletën e fundit

Shtatë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve janë mësuar – po luftohet për biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania dhe Holanda siguruan kalimin në fazën çerekfinale, duke iu bashkuar Francës, Belgjikës, Anglisë, Spanjës dhe Portugalisë.

Emri i çerekfinalistit të fundit do të mësohet të martën mbrëma, kur Danimarka dhe Norvegjia do të përballen në një ndeshje vendimtare për Grupin A4.

Takimi do të zhvillohet nga ora 20:45, ndërsa fitorja ose barazimi do të kenë rëndësi të veçantë për fatin e të dyja përfaqësueseve.

Danimarkës i mjafton barazimi, Norvegjia kërkon vetëm fitore

Në Grupin A4, Portugalia tashmë e ka siguruar avancimin me 12 pikë. Danimarka renditet e dyta me nëntë pikë, Norvegjia ka gjashtë, ndërsa Uellsi është i fundit me tri pikë.

Danezëve u mjafton një barazim në përballjen direkte me Norvegjinë për të siguruar vendin në çerekfinale. Me fitore, ata jo vetëm që do të avanconin, por mund ta përfundonin grupin edhe në vendin e parë, në rast se Portugalia pëson humbje ndaj Uellsit.

Në anën tjetër, Norvegjia duhet të fitojë patjetër për të kaluar tutje. Nëse triumfon, do të barazohej me Danimarkën me nga nëntë pikë, por do ta kalonte atë falë bilancit më të mirë në përballjet direkte mes dy përfaqësueseve.

Uellsi, ndërkohë, nuk ka më mundësi për të siguruar një vend në çerekfinale.

Gjermania dhe Holanda sigurojnë kalimin pas fitores 5-0

Gjermania dhe Holanda siguruan dy vendet e para në Grupin A2 pas përballjes së drejtpërdrejtë, në të cilën gjermanët triumfuan me rezultatin e thellë 5-0.

Të dyja përfaqësueset, së bashku me Greqinë, e përfunduan fazën e grupeve me nga 11 pikë, por Gjermania doli e para falë bilancit më të mirë në ndeshjet direkte.

Holanda u rendit e dyta, ndërsa Greqia mbeti jashtë tetë skuadrave çerekfinaliste.

Spanja do të përballet me njërin prej fituesve të grupeve

Një situatë interesante paraqitet edhe për Spanjën, e cila e përfundoi Grupin A3 në vendin e dytë, pas humbjes 3-2 ndaj Anglisë.

Kështu, kampionët në fuqi do të përballen në çerekfinale me njërin prej fituesve të grupeve. Kundërshtari i tyre do të jetë Franca, Gjermania, Portugalia ose Danimarka, varësisht nga përfundimi i Grupit A4.

Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kombeve do të zhvillohen në mars të vitit 2027, me sistem vajtje-ardhje. Katër fituesit e këtyre përballjeve do të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun final të Ligës së Kombeve.

Shorti për çerekfinalet do të hidhet të premten, më 20 nëntor, në Nyon të Zvicrës, duke filluar nga ora 12:00.

Shtatë përfaqësueset që kanë siguruar çerekfinalen

Fitueset e grupeve të konfirmuara:

  • Franca
  • Gjermania
  • Anglia

Përfaqësueset e kualifikuara si të dyta:

  • Belgjika
  • Holanda
  • Spanja

E kualifikuar, por në pritje të pozitës përfundimtare:

  • Portugalia

Bileta e fundit do të vendoset në përballjen direkte mes Danimarkës dhe Norvegjisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.