KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Leonis Iseni shpallet kampion i Zvicrës në boks, triumfon në kategorinë e super të rëndëve

Leonis Iseni shpallet kampion i Zvicrës në boks, triumfon në kategorinë e super të rëndëve

Boksieri me prejardhje shqiptare, Leonis Iseni, ka arritur një sukses të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u shpallur kampion i Zvicrës në boks në kategorinë e super të rëndëve, mbi 90 kilogramë.

20-vjeçari e siguroi titullin kombëtar pas triumfit në finalen ndaj David Mbega Bitobos, i cili përfaqëson klubin “Club pugilistique de Carouge”.

Iseni, që garon nën fanellën e “Box Club Zürich”, arriti të triumfojë në sfidën vendimtare, duke dëshmuar vlerat e tij në ring dhe duke u ngjitur në majën e boksit zviceran në kategorinë përkatëse.

Me këtë fitore, boksieri shqiptar fitoi medaljen e artë, rripin e kampionit të Zvicrës dhe trofeun e garës, duke kurorëzuar kështu punën dhe përkushtimin e treguar gjatë rrugëtimit të tij sportiv.

Pas përfundimit të finales, 20-vjeçari festoi suksesin së bashku me ekipin dhe personat që e kanë përkrahur në vazhdimësi.

I pajisur me medaljen, rripin dhe trofeun e kampionit, Iseni pozoi para flamurit zviceran, në një moment të veçantë për karrierën e tij.

Me këtë arritje, Leonis Iseni po konfirmon potencialin e tij si një prej boksierëve të rinj premtues në Zvicër, ndërsa titulli i fituar përbën një shtysë të rëndësishme për sfidat që e presin në vazhdim./GazetaExpress/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.