KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit për 28 centimetra

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit për 28 centimetra

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se ka filluar procesi i mbushjes së Liqenit të Radoniqit përmes Kanalit Derivues, ku aktualisht prurjet e ujit janë të mëdha.

Sipas njoftimit, niveli i liqenit ka arritur në kuotën 449.00 metra mbi nivelin e detit, duke shënuar rritje prej 28 centimetrash krahasuar me nivelin më të ulët të regjistruar gjatë këtij viti.

KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se uji që po hyn në liqen është i pastër dhe cilësor.

Ndërkohë, ekipet e kësaj kompanie janë duke monitoruar, pastruar dhe mirëmbajtur vazhdimisht Kanalin Derivues, me qëllim të sigurimit të rrjedhjes së pandërprerë të ujit drejt liqenit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.