KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mijëra euro për autopsi dhe ekzaminime klinike, Ministria e Drejtësisë ia beson tenderin kësaj kompanie

Mijëra euro për autopsi dhe ekzaminime klinike, Ministria e Drejtësisë ia beson tenderin kësaj kompanie

Ministria e Drejtësisë do të shpenzojë mbi 75 mijë euro për materiale që përdoren në autopsi dhe ekzaminime klinike.

Për këtë furnizim, institucioni ka lidhur kontratë me kompaninë Agani L.t.d SH.P.K., e cila ka fituar tenderin me ofertë dukshëm më të ulët se shuma e planifikuar fillimisht.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, vlera e saj është 75,107.77 euro, ndërsa Ministria kishte parashikuar një buxhet prej 120 mijë eurosh, shkruan IndeksOnline.

Kontrata publike kornizë do të zgjasë 36 muaj, apo tri vjet, dhe parasheh furnizimin me materiale mjekësore për nevojat e autopsive dhe ekzaminimeve klinike.

Pra, kompania fituese do ta realizojë kontratën për rreth 44,892 euro më pak sesa buxheti i parashikuar nga Ministria e Drejtësisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.