KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Vendimi për energjinë me Serbinë, ekspertët me vlerësime të ndryshme

Vendimi për energjinë me Serbinë, ekspertët me vlerësime të ndryshme

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e blerjes, shitjes, importit dhe eksportit të energjisë elektrike me kompanitë serbe ka nxitur reagime dhe vlerësime të ndryshme nga njohësit e sektorit të tregtisë dhe energjisë.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, e ka cilësuar vendimin si të vonshëm, ish-zëvendësministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, ka shprehur dyshime për efektivitetin e tij, ndërsa eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa, ka vlerësuar se masa nuk do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit apo në uljen e çmimeve të energjisë elektrike.

Duke folur në FIVE të TV Dukagjinit, Ahmeti ka thënë se Serbia prej vitesh po shkakton probleme në sektorin energjetik, pavarësisht anëtarësimit të Kosovës në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike (ENTSO-E).

Sipas tij, një masë e tillë është dashur të ndërmerrej shumë më herët dhe të shoqërohej edhe me veprime të tjera ndaj Serbisë.

“Sa i përket aspektit energjetik dhe problemeve që i kemi me Serbinë, është vendim jashtëzakonisht i vonshëm. Sepse ka shumë vjet që Serbia shkakton shumë telashe, përkundër anëtarësimit tonë shumëvjeçar në ENTSO-E ose në Rrjetin Evropian të Transmetuesve të Energjisë. Është dashur shumë moti të bëhet ky veprim, të bllokohej totalisht. Jo vetëm kjo, por të kishte një mori masash”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka vlerësuar se përvoja nga proceset e tjera ka dëshmuar se Serbia nuk reagon pa masa konkrete, ndërsa ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian për mungesë gatishmërie për të ndërhyrë, pavarësisht problemeve të evidentuara për një kohë të gjatë.

Ndërkaq, ish-zëvendësministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, ka shprehur rezerva për mënyrën e zbatimit të vendimit, duke thënë se ai nuk shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës.

Mulaj ka deklaruar se është ithtar i parimit të reciprocitetit në raport me Serbinë dhe shtetet e tjera, por ka theksuar se përjashtimi i pjesës veriore nga masa e vë në pikëpyetje efektivitetin e saj.

Sipas tij, çështje e veçantë është Elektroserveri, përmes të cilit furnizohen me energji elektrike konsumatorët serbë në veri të Kosovës.

“Është një vendim politik, ndoshta i bazuar edhe në arsye ekonomike. Unë kam qenë gjithmonë ithtar i parimit të reciprocitetit, jo vetëm me Serbinë, por me secilin shtet. Por, fatkeqësisht, ky vendim nuk shtrihet në gjithë territorin e Kosovës. Pra, përjashtohet pjesa veriore, Elektroserveri që i furnizon konsumatorët serbë të pjesës veriore. Prandaj e shoh me shumë dyshime”, ka deklaruar Mulaj.

Ai ka thënë se është në favor të presionit ndaj Serbisë, por ka vlerësuar se vendimi do të duhej të zbatohej në të gjithë territorin, pasi efektet politike dhe ekonomike do të ishin më të mëdha.

“Jam për t’i bërë presion Serbisë, por ky vendim do të duhej të shtrihej në gjithë territorin. Dhe natyrisht efektet politike dhe ekonomike do të ishin më të mëdha dhe do të arrihej qëllimi që pretendon Qeveria”, ka theksuar ai.

Më kritik ndaj ndikimit të vendimit në sektorin energjetik ka qenë eksperti Adhurim Haxhimusa. Ai ka vlerësuar se ndalimi i tregtimit me kompanitë serbe nuk do të zgjidhë problemet e furnizimit dhe as nuk do të ndikojë në uljen e çmimeve të energjisë elektrike.

Haxhimusa ka ngritur pikëpyetje edhe për kohën kur është marrë vendimi, duke sugjeruar se përmes tij po zhvendoset vëmendja nga problemet e brendshme të sektorit energjetik.

“Pyetja është pse në këtë kohë? Unë besoj që Qeveria, në njëfarë forme, kur të idhnohesh në kali i mshon samarit, e vetë kali jemi ne. Për shkak se edhe nëse e bën këtë ndalesë, nuk është se përmirësohet gjendja me energji elektrike dhe çmimet do të bien. Kjo është një lloj loje për ta zhvendosur mendjen, mirëpo problemi është që gjashtë vjet apo edhe prej shpalljes së pavarësisë janë bërë gati 18 vjet dhe ne, nëse nuk i kemi megavatët e duhur për të përmirësuar ose garantuar furnizim stabil me energji elektrike, nuk i kemi as megavatët për gjenerim, nuk e kemi as kapacitetin e transmisionit dhe të distribucionit për të mundësuar furnizim stabil me energji elektrike”, ka thënë Haxhimusa.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën vendimin për ndalimin e blerjes, shitjes, importit dhe eksportit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, përfshirë edhe tregtimin përmes transitit dhe rishitjes në shtetet e treta.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se masa është kundërpërgjigje ndaj Serbisë, e cila, sipas tij, tash e gjashtë vjet po bllokon linjat ndërkufitare për tregtimin e energjisë elektrike. Ai ka paralajmëruar se masa mund të përshkallëzohet nëse nuk ka reflektim nga Serbi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.