KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kosova e zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Kosova e zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sonte stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën.

Dardanët kanë zbarkuar në Dublin dhe paraprakisht selektori Franco Foda mbajti konferencë për shtyp, derisa më pas ekipi doli për të ushtruar para ndeshjes së nesërme, e fundit për këtë fazë në Ligën e Kombeve.

"Nën reshjet e shiut në Dublin, Kombëtarja e Kosovës zhvilloi stërvitjen zyrtare në prag të përballjes së nesërme me Republikën e Irlandës. Me përqendrim të plotë dhe motiv maksimal për sfidën e fundit të këtij viti në UEFA Nations League.Forca Dardanë!", shkroi shtëpia e futbollit kosovar.

Ndeshja mes Irlandës dhe Kosovës do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 20:45. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.