KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rikthimi i fuqishëm i Bellinghamit, mes më të mirëve në botë

Rikthimi i fuqishëm i Bellinghamit, mes më të mirëve në botë

Gjashtë golat dhe 10 asistimet që ai ka regjistruar për Madridin dhe Anglinë e vendosin atë sërish mes më të mirëve në botë.

Nga intervistat që ka dhënë ai për mediume të ndryshme e tregojnë më së miri rrugëtimin e tij deri në pikën kulminante të karrierës së tij.

“Kisha kaluar një vit disi të vështirë, por mësova shumë për veten. Mësova gjëra që mund t’i bëj për ta lehtësuar jetën time. Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time absolute për të vazhduar të përmirësohem,” kishte thënë  ai në fillim të tetorit, pas një fitoreje 3-0 ndaj Republikës Çeke.

Dëmtimi në shpatull nuk ndihmoi. “Vendosa të vazhdoja pa ndërhyrje kirurgjikale dhe ky ishte një gabim,” pranoi ai. As kritikat nuk ndihmuan. “E humba buzëqeshjen ndërsa luaja për Anglinë pas Kampionatit Evropian.

Ndihesha paksa si kokë turku. Mendoj se u trajtova mjaft padrejtësisht, duke marrë parasysh kontributin tim,” deklaroi ai.

“Bëhesha shumë i tensionuar dhe i stresuar, ndaj fillova të flisja me dikë që më ndihmoi t’i menaxhoja gjëra të tilla,” rrëfen ai për ‘British Vogue’. Në janar, pas largimit të Xabi Alonsos, ai iu përgjigj atyre që vinin në dyshim jetën e tij të natës  veçanërisht vendimit të tij për të “ngritur gotën” për të festuar golin kundër Monakos (6-1) – duke thënë:

“Njerëzit thonë shumë gjëra. Mund të ankohesh për këtë ose mund ta shijosh. Unë thjesht iu bashkova tifozëve. E di të vërtetën.”

Kupa e Botës shërbeu si një pikë kthese për të. Ai shënoi shtatë gola vetëm Mbappé (10) dhe Messi (8) shënuan më shumë  si dhe dha një asist, duke ndihmuar Anglinë të siguronte vendin e tretë. Ai ishte lojtari që spikati më shumë, duke lënë pas madje edhe Harry Kane-in. Në fakt, në periudhën para ndarjes së çmimit “Ballon d’Or”, ai u shpall “Lojtari i Vitit i Anglisë” për të dytin sezon radhazi shkruan IndeksOnline.

“Mendoj se ai ishte një nga lojtarët më të mirë të turneut jo vetëm për ne, por për të gjithë Kupën e Botës. Ai e shfaqi plotësisht potencialin e tij; mund ta shihje qartë se çfarë lloj garuesi është çfarë ‘makinerie’ është.

Ai shkëlqen nën presion; i do këto momente, i do këto skena, dhe pikërisht kjo nxjerr më të mirën prej tij,” vuri në dukje Thomas Tuchel.

Bellingham vazhdon të jetë në një formë të shkëlqyer. Në fillim të këtij sezoni, ai është përfshirë tashmë drejtpërdrejt në 16 gola. Ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë katër asiste në 16 ndeshje për Real Madridin, ndërsa me Anglinë – në gjashtë paraqitje – ka shtuar një gol dhe gjashtë asiste (aktualisht kryeson renditjen e asisteve në Ligën e Kombeve).

Në fitoren 3-2 ndaj Spanjës në stadiumin “Metropolitano”, ai e mori sërish skuadrën mbi supe.

Një nga depërtimet e tij karakteristike solli goditjen nga këndi, nga e cila Ezri Konsa shënoi golin e dytë, ndërsa golin e tretë ia serviri “në pjatë argjendi” Ben White-it. Në fakt, ai u bë lojtari i parë anglez që regjistron shtatë asiste në një vit kalendarik, që nga viti 1980./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.