Rënia e çmimit të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare është reflektuar edhe në Kosovë, ku javëve të fundit është shënuar një ulje e çmimit të naftës. Megjithatë çmimit po pësojnë lëvizje nga dita në ditë.
Nga 1.95 euro për litër, sa kishte arritur javën e kaluar, çmimi i naftës sot në Kosovë sillet rreth 1.78 euro për litër.
Por ky çmim ka pësuar një rritje të lehtë sot krahasuar me ditë më parë, ku çmimi I naftës sillej rreth 1.76 cent.
Eksperti i sektorit të naftës, Fadil Berjani, ka thënë për IndeksOnline se aktualisht çmimi i një litri dizel sillet rreth 1.79 euro, ndërsa benzina rreth 1.42 euro.
Ai ka theksuar se tregu ndërkombëtar po karakterizohet nga lëvizje të mëdha, andaj është e vështirë të parashikohet se si do të lëvizin çmimet në ditët në vijim.
“Smund të paragjykoj se çfarë çmime do të ketë në ditët në vijim, sepse po ka lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare dhe në bursë”, ka deklaruar Berjani për IndeksOnline.

