KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bajrami reagon për këngën nacionaliste serbe në Forumin e BE-së: Kosova meriton sqarim dhe kërkimfalje

Bajrami reagon për këngën nacionaliste serbe në Forumin e BE-së: Kosova meriton sqarim dhe kërkimfalje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me rastin në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku gjatë aktivitetit u interpretua melodia e një kënge nacionaliste serbe që pretendon se Kosova është pjesë e Serbisë.

Bajrami e ka cilësuar këtë rast si skandal, duke thënë se nuk duhet të trajtohet si një gabim i vogël teknik.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka drejtuar kritika ndaj organizatorëve dhe Komisionit Evropian, duke kërkuar sqarim dhe kërkimfalje për këtë rast.

“Përgjegjësia bie mbi organizatorët dhe Komisionin Evropian. Në një forum ku flitet për të ardhmen evropiane të rajonit, përmbajtje të tilla duhet të jenë të papranueshme. Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë sqarim, kërkimfalje dhe garanci se kjo nuk do të përsëritet kurrë më”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka kritikuar edhe institucionet e Kosovës për mungesën e reagimit, duke thënë se krerët e tyre ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje.

Bajrami ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për mosftesën e Kosovës në këtë forum dhe për veprimet që janë ndërmarrë për të siguruar pjesëmarrjen e saj.

“Ne kërkojmë përgjigje: jo vetëm pse po heshtni për këtë rast, por edhe pse Kosova nuk ishte e ftuar në këtë forum dhe çfarë u bë për ta siguruar pjesëmarrjen e saj”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.