KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kush janë më të korruptuar, burrat apo gratë? (VIDEO)

Kush janë më të korruptuar, burrat apo gratë? (VIDEO)

Një pjesë e parave të qytetarëve shpenzohen përmes procedurave të prokurimit publik në institucione.

Aty ku përgatiten dokumentacionet e zhvillohen procedurat e tenderimit janë zyrtarët ata që menaxhojnë çdo detaj.

Gratë janë pjesë e sistemit të prokurimit publik në Kosovë, megjithatë kur kemi të bëjmë me drejtimin e këtyre proceseve, a dominojnë gratë apo burrat?

Sipas një hulumtimi të Kiks Kosovës, në një prej sektorëve më të rëndësishëm të administrimit të parasë publike, gratë mbeten të nënpërfaqësuara në pozitat udhëheqëse.

Sipas të dhënave që ka siguruar Kiks Kosova, në Kosovë janë rreth 180 autoritete kontraktuese.

Derisa funksionin e zyrtarit përgjegjës të prokurimit, pra të zyrtarit që e vulos një tender, e ushtrojnë rreth 140 burra dhe vetëm 40 gra.

Nëse këtë e kthejmë në përqindje, gratë përbëjnë rreth 22 % , ndërsa burrat rreth 78 %, ose për çdo grua në pozitë përgjegjëse të prokurimit, janë mesatarisht tre deri në katër burra.

Ky dallim në shifra, sipas njohësve të prokurimit publik është i thellë, vecanërisht kur merret parasysh fakti që prokurimi publik është një prej fushave ku merren vendimet për shpenzime të shumave të mëdha të buxhetit të shtetit.

Pra përmes prokurimit, zhvillohen tenderët për ndërtimin e rrugëve, spitaleve, shkollave, shërbimeve të tjera publike, furnizime me barna e pajisje, e mijëra shërbime tjera.

Përveç dy ministrive, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme ku janë gratë menaxhere, në cfarë institucione tjera janë gratë menaxhere?

Sipas të dhënave dhe informacioneve që ka mbledhur Kiks Kosova, gratë që menaxhojnë procese të prokurimit janë të pranishme në institucione më të vogla.

Gratë menaxhere janë vetëm në Komuna si Drenasi, Ferizaji, Hani i Elezit e Mitrovica e Veriut, por po ashtu edhe në disa agjenci më të vogla.

Derisa në ministri dhe institucione të tjera të rëndësishme të nivelit qendror, numri i tyre mbetet i kufizuar.

Por në anën tjetër, Ligji për Prokurimin Publik përcakton kriteret dhe përgjegjësitë profesionale, por nuk vendos dallime gjinore për ushtrimin e këtyre funksioneve.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.