KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova kërkon vendin e dytë, Franco Foda tregon planin për ndeshjen ndaj Irlandës

Kosova kërkon vendin e dytë, Franco Foda tregon planin për ndeshjen ndaj Irlandës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pret një përballje të vështirë në udhëtim ndaj Irlandës, por ka bërë të qartë se synimi i “Dardanëve” është të zhvillojnë lojën e tyre dhe të kthehen me rezultatin e dëshiruar.

Pavarësisht se barazimi do t’i mjaftonte Kosovës për ta siguruar vendin e dytë në grup, trajneri gjerman synon fitore në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

“Nuk mund të thuash nëse është e lehtë apo e vështirë. Për ne është ndeshje e vështirë dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. Irlandës i duhet fitorja, ndërsa neve na konvenon edhe barazimi. Por në fushë ekipet hyjnë në fushë për fitore. Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë Foda në konferencë për media.

Ai ka folur për mungesën e Edon Zhegrovës. Zhegrova u largua nga grumbullimi shkaku i një lëndimi.

“Edon Zhegrova nuk është, por të tjerët janë në dispozicion dhe pas stërvitjes do të vendosim për lojtarët që do të luajnë”.

Foda ka thënë se synim është që Kosova ta luajë lojën e vetë dhe të marrë rezultatin që kërkon.

“Nëse flasim për përkrahjen, gjithmonë për futbollistët është të luajnë në atmosferë impozante. Shpresoj edhe nesër të ketë shikues. Ne e rëndësishme është të imponojmë lojën tonë tek Irlanda dhe të marrim rezultatin që kërkojmë”, tha Foda. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.