KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi: Po punohet për marrëveshje, ligji për përfaqësim të drejtë pret votat e Badenterit

Gashi: Po punohet për marrëveshje, ligji për përfaqësim të drejtë pret votat e Badenterit

Edhe pesë muaj pas shtyrjes së votimit, ligji për përfaqësim të drejtë ende nuk është rikthyer në procedurë parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se ende nuk është arritur konsensus mes deputetëve për votimin me Badenter.

Ai theksoi se ligji do të vendoset në rend dite sapo të krijohen kushtet, ndërsa po punohet për arritjen e një marrëveshjeje.

Propozimi, i cili synon të plotësojë zbrazëtirën ligjore pas shfuqizimit të mekanizmit të balancuesit, i ka votat e nevojshme të shumicës, por kundërshtohet nga opozita.

Për shkak të mungesës së mbështetjes për votimin me Badenter, në Kuvend kanë mbetur të bllokuara edhe ligji për vetëqeverisje lokale, arsimin e lartë dhe disa ligje të tjera në fushën e arsimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.